Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave me intensitet të lartë, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.
Përmes një njoftimi në Facebook, nga Kalaja e Prizrenit kanë bërë të ditur se ky vendim është marrë si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së vizitorëve nga rreziqet e mundshme.
“Ky veprim është marrë si masë parandaluese, me qëllim të garantimit të sigurisë së të gjithë vizitorëve”, thuhet në njoftim.
Njëkohësisht, nga Kalaja kanë falënderuar vizitorët për mirëkuptimin, duke kërkuar ndjesë për shqetësimin e shkaktuar.