Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka vazhduar me sukses garën në Grand Prix të Zagrebit, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Pas fitoreve ndaj rumunit Lucian Bors Dumitrescu dhe ukrainasit Serhii Nebotov, Gjakova ka kaluar edhe pengesën e rundit të tretë, për të siguruar një vend në mesin e tetë xhudistëve më të mirë.

Në çerekfinale, kosovari do të përballet me franecezin Nathan Cadignan, në një duel ku synon të vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes në këtë garë ndërkombëtare.

Reklamë