Kosova ka publikuar formacionin startues për ndeshjen e sotme ndaj Izraelit që luhet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur që të sulmojë me Vedat Muriqin të vetëm në sulm.

Sulmuesi i Fenerbahçes do të ndihmohet në krah nga Milot Rashica dhe Edon Zhegrova.

Reklamë

Leon Avdullauh, Mërgim Vojvoda dhe Veldin Hoxha janë futbollistët e tjerë të rreshtuar në mesfushë.

Në mbrojtje do të luajë Lindrit Kamberi, që debuton te Kosova.