Kosova ka mbetur me një futbollist më pak në fushë.
Veldin Hoxha e mori kartonin e dytë të verdhë.
Fisnik Asllani ka hyrë në lojë në vend të kapitenit Vedat Muriqi që nuk pati shumë hapësira.
Është zëvendësuar edhe Milot Rashica. Rashica la vendin për Baton Zabërgjën.
Ka nisur pjesa e dytë mes Kosovës dhe Izraelit.
Përfaqësuesja jonë nuk ka bërë asnjë zëvendësim, edhe 45 minutat e dytë i ka nisur me lojtarët e njëjtë.
Përfundon pjesa e parë
Pa gola ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Izraelit.
Përfaqësuesja jonë ishte dominuese në 45-minutat e parë dhe kishte disa raste të mira shënimi.
Rastin më të mirë e kishte mbrojtësi Kamberi që qëlloi shtyllën.
Vlen të ceket se Kosova kishte raste të mira shënimi edhe me Edon Zhegrovën e Milot Rashicën, por nuk ia arriti qëllimit.
Ndërsa, mysafirët kishin vetëm një rast shënimi.
Nis ndeshja
Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Rstin e parë për Kosovën e pati Kreshnik Hajrizi në minutën e 3-të të ndeshjes.
Kjo ndeshje është në kuadër të raundit të pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve.

