Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në Klan Kosova pak para ndeshjes me Izraelin, duke komentuar ndryshimet në formacion dhe pritshmëritë për këtë përballje.

Foda tha se ka disa ndryshime taktike dhe në përzgjedhjen e lojtarëve.

“Ka disa ndryshime taktike dhe sa u përket lojtarëve. Sot kemi ndryshime taktike në formacion. Natyrisht, na mungojnë Dellova dhe Hajradinaj. Lindrit Kamberi sot do të debutojë. Secilit prej lojtarëve i besoj, dhe po definitivisht presim fitore”, u shpreh Foda për KlanKosova.

Reklamë

Ndeshja Kosovë- Izrael zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.