Boksieri shqiptar Arigon Avdimetaj do të ngjitet sonte në ring në Stuttgart të Gjermanisë, në kuadër të mbrëmjes së boksit “Showdown for Legacy V”.

Avdimetaj do të përballet me boksierin sllovak David Ligda, në një duel që është pjesë e programit të kësaj mbrëmjeje.

Eventi do të mbahet në sallën SCHARRena, ndërsa programi i boksit nis në orën 17:30.

Reklamë

Në këtë mbrëmje do të paraqiten edhe boksierë të tjerë shqiptarë, përfshirë Viktor Cakiqin dhe Ardian Krasniqin.