Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video që shpjegon qëndrimin e ish-kryeministrit Pandeli Majko në Mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste që u zhvillua një ditë më parë.

‘Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen’, kështu shkruan Berisha në postimin që shoqëron videon

. Pra ky është interpretimi i Berishës.

Reklamë

Por çfarë raportuan mediat ditën e djeshme për Majkon?

Mediat raportuan se Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste më 14 nëntor 2026, ka paralajmëruar kolegët e tij për ekzistencën e rreth 1 mijë orëve përgjime dhe videome përmbajtje korruptive dhe erotike, të cilat sipas raportimeve mediatike disponohen nga SPAK dhe implikojnë eksponentë të PS-së.

Duke ngritur alarmin se kjo situatë rrezikon rezultatin zgjedhor të partisë veçanërisht në Tiranë, Majko u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë zyrtarëve të përfshirë në këto materiale ose në lidhje me krimin që të japin dorëheqjen menjëherë, përpara se këto pamje të bëhen publike.