Avraam-Minos E. Moissis, biznesmen dhe ish-president i Komunitetit Hebre të Athinës, raportohet se ishte shënjestra e atentatit të dyshuar në Greqi, për të cilin janë arrestuar pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Emri i tij është bërë publik nga Top Channel, sipas të cilit, atentati po përgatitej nga një rrjet i lidhur me shërbimet iraniane të inteligjencës.

Megjithatë, autoritetet greke dhe ato të Maqedonisë së Veriut nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e personit që dyshohet se ishte objektivi i sulmit.

Reklamë

Si nisi gjithçka?

Kush është Avraam-Minos Moissis?

Moissis, i lindur në vitin 1962, është një figurë e njohur në sektorin financiar të Greqisë, me një karrierë mbi 35-vjeçare.

Ai ka mbajtur pozita të larta në kompani sigurimesh, banka dhe institucione të tjera financiare.

Aktualisht, Moissis është anëtar joekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të kompanisë greke të industrisë ushtarake Intracom Defense.

Reklamë

Ai ishte emëruar në këtë pozitë më 20 janar 2025, ndërsa emri i tij figuron edhe në përbërjen e re të bordit, të publikuar më 16 tetor 2026.Intracom Defense është një kompani greke që prodhon pajisje dhe sisteme për industrinë e mbrojtjes, përfshirë sisteme komunikimi ushtarak dhe nënsisteme raketore.

Në qershor 2023, kompania izraelite Israel Aerospace Industries (IAI) bleu 90.91 për qind të aksioneve të Intracom Defense, për 60 milionë euro.

Kjo e lidh drejtpërdrejt Moissisin, nëpërmjet pozitës së tij në bord, me një kompani të mbrojtjes në pronësi të një grupi izraelit.

Megjithatë, ai nuk është drejtor ekzekutiv i Intracom Defense, por anëtar joekzekutiv i bordit të saj.

Reklamë

Përveç kësaj pozite, Moissis është edhe nënkryetar i dytë joekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të bankës greke CrediaBank.

Më herët, ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Interamerican Group dhe Ethniki Insurance, si dhe drejtues në sektorin bankar grek.

Ish-president i Komunitetit Hebre të Athinës

Përtej veprimtarisë ekonomike, Moissis është i njohur edhe për angazhimin e tij në komunitetin hebre të Greqisë.

Reklamë

Reklamë
Ai ka qenë president i Komunitetit Hebre të Athinës dhe ka marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të hebrenjve.

Në mars 2026, ai ishte pjesë e Samitit të Gjashtë të Udhëheqësve Hebrenj Evropianë, të organizuar në Athinë.

Moissis ka shkruar publikisht edhe kundër antisemitizmit, duke ngritur shqetësime për incidentet ndaj hebrenjve dhe izraelitëve në Greqi.

Në korrik dhe gusht të këtij viti, ai publikoi shkrime në të cilat kritikonte reagimin e institucioneve ndaj incidenteve antisemite.

Reklamë

Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar nëse pozita e tij në komunitetin hebre apo lidhjet me industrinë izraelite të mbrojtjes kanë qenë arsyeja e përzgjedhjes së tij si objektiv i mundshëm.

Çfarë dihet për atentatin e dyshuar?

Operacioni i përbashkët i shërbimeve të inteligjencës së Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut çoi në arrestimin e pesë personave.

Katër u arrestuan në Maqedoninë e Veriut, ndërsa një tjetër në Greqi, përpara se t’u dorëzohej autoriteteve maqedonase.

Një person i gjashtë vazhdon të jetë në kërkim.

Ndërsa është raportuar se katër nga të dyshuarit janë shqiptarë nga Shkupi dhe Kumanova.

Njëri prej tyre është identifikuar në këto raportime si Shpëtim Musliu, nga Kumanova.

Sipas Agjencisë së Sigurisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut, organizatori i dyshuar i atentatit është shtetasi iranian Edris Jahangiri Mavaneh.

Ai dyshohet se kishte lidhje me shërbimet iraniane të inteligjencës dhe me trafikantin e dyshuar të drogës Naji Sharifi Zindashti, i kërkuar nga autoritetet amerikane.

Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar armë, municion, pajisje elektronike dhe skica të vendndodhjeve të caktuara.

Hetimet kanë nisur në fillim të vitit 2026, ndërsa autoritetet greke ende nuk kanë bërë publik emrin e personit që ishte planifikuar të vritej.