Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e komunës së Prishtinës, u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar të enjten, më 19 nëntor 2026, nga mesdita deri në orët e mbrëmjes, kur pritet të fryjë era më e fortë.

Nga komuna, theksohet se, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, era pritet të fillojë të forcohet sonte, më 18 nëntor, ndërsa të enjten parashihet erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 30–45 km/h, me shpërthime të herëpashershme të erës që mund të arrijnë shpejtësi më të larta, dhe po ashtu, priten edhe reshje të lehta shiu me ndërprerje.

‘’Siguroni vazot, mobiliet e lehta dhe sendet e tjera në ballkone, tarraca e oborre; Kur era forcohet, shmangni qëndrimin pranë pemëve të mëdha, skelave dhe tabelave reklamuese; Operatorët e kantiereve dhe subjektet që administrojnë tabela reklamuese të kontrollojnë fiksimin e skelave, rrethojave dhe tabelave para forcimit të erës; Drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugët e ekspozuara ndaj erës’’, thuhet në njoftim.

Reklamë

Postimi i plotë:

Njoftim për qytetarët e Kryeqytetit

Erëra të forta të enjten, 19 nëntor

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar të enjten, më 19 nëntor 2026, nga mesdita deri në orët e mbrëmjes, kur pritet të fryjë era më e fortë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), era pritet të fillojë të forcohet sonte, më 18 nëntor. Të enjten parashihet erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 30–45 km/h, me shpërthime të herëpashershme të erës që mund të arrijnë shpejtësi më të larta. Priten edhe reshje të lehta shiu me ndërprerje. Të premten, më 20 nëntor, era pritet të dobësohet gradualisht gjatë ditës.

Reklamë

Masat e rekomanduara:

* Siguroni vazot, mobiliet e lehta dhe sendet e tjera në ballkone, tarraca e oborre.

* Kur era forcohet, shmangni qëndrimin pranë pemëve të mëdha, skelave dhe tabelave reklamuese.

* Operatorët e kantiereve dhe subjektet që administrojnë tabela reklamuese të kontrollojnë fiksimin e skelave, rrethojave dhe tabelave para forcimit të erës.

Reklamë

* Drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugët e ekspozuara ndaj erës.

* Ndiqni përditësimet e IHMK-së dhe njoftimet e Kryeqytetit.

Për raportimin e rasteve, kontaktoni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit, në shërbim 24/7, në numrat:

📞 0800 122 33 ose

Reklamë

📞 0800 122 44