Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur të mërkurën në Suharekë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 12:20, kur një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një mashkulli.
Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e tij.
Ndërkohë, vendi i ngjarjes është siguruar dhe po zhvillohen hetimet për mbledhjen e provave dhe dëshmive që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
”Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore.
Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij.
Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, tha Bytyqi.