Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, s’ka arritur ta shoh vëllaun e tij, i cili sot erdhi në vizitë në shtëpinë e tij pasi Haga e lejoi atë për arsye humanitare.

Vëllai i Jakup Krasniqit, ka treguar edhe pse ai s’pati mundësi ta takonte vëllaun e tij.

“Kesh deri te dera, më thanë na prish e rendin , na e ndalin vizitën’’. Thash ‘’jo bre për me prish nuk po du, me ndreq diçka se me prishë nuk e prishi’’, ka thënë ai para mediave.

Reklamë

Jakup Krasniqi ka mbërritur sot në shtëpinë e tij në Negroc të Drenasit, ku është pritur nga familjarët.

Ardhja e tij në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes, e cila është e sëmurë, dhe pritet të qëndrojë aty deri në orën 17:00.