Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka shprehur mbështetje publike për Sevdije Krasniqin, bashkëshorten e Jakup Krasniqit, pas raportimeve për gjendjen e rëndë shëndetësore të saj.

Mehmeti Selimi, e cila është edhe bashkëshortja e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, ka publikuar një mesazh solidarizimi në Facebook, ku ka shprehur afërsi me familjen Krasniqi në këto ditë të vështira.

“Sot, më shumë se çdo herë më parë, jemi pranë dhe në mbështetje të zonjës Sevdije dhe bacës Jakup, në këto kohë të vështira për ta dhe për të gjithë familjen Krasniqi.”, ka shkruar ajo.

Reklamë

Ajo i ka uruar Sevdije Krasniqit shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë, duke vlerësuar forcën dhe qëndresën e saj.

“Forca dhe qëndresa janë tipare të përhershme të saj”, ka shkruar Mehmeti Selimi.

Reagimi i saj vjen pasi Jakup Krasniqi është kthyer të mërkurën në Kosovë, pas lejes së veçantë të Dhomave të Specializuara në Hagë për një vizitë humanitare.

Gjykata Speciale ka konfirmuar se vizita është organizuar për arsye të forta humanitare, nën mbikëqyrje, por nuk ka dhënë detaje për rrethanat konkrete që kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.

Reklamë