Është raportuar se në Mitrovicë të Veriut, me datë 18.11.2026 në ora 01:15, janë sulmuar dy zyrtarë policorë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë.
Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor.
Gjatë bastisjes në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve, janë konfiskuar disa armë gjuetie dhe pistoleta me leje valide.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.