Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiq, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë me 140 vota të deputetëve.
Kundërkandidati i tij, Stojan Radenoviq, nga grupi parlamentar opozitar “Serbia fiton”, mori 97 vota.
Votimi u zhvillua në mënyrë publike, përmes thirrjes nominale të deputetëve.
Çupiq është docent në Fakultetin e Transportit të Universitetit të Beogradit.
Sipas biografisë së shkurtër të publikuar në faqen e studentëve, Çupiq ka lindur më 1978 dhe është rritur në Prokuple. Ka përfunduar studimet, magjistraturën dhe doktoraturën në këtë fakultet, ku punon në Katedrën e Trafikut Postar dhe Rrjeteve. Puna e tij shkencore përqendrohet te vendimmarrja dhe optimizimi në shërbimet postare e logjistikë.
Ai është nënshkrues i nismës “Mbështetja universitare” dhe ka mbështetur protestat studentore. Në serën e tij në Sopot strehoi studentët që po ecnin drejt Kragujevcit, ndërsa më pas iu bashkua edhe vetë marshimeve të mëdha.
Krahas punës akademike, që nga viti 2017 merret me prodhimin organik të frutave dhe perimeve. /REL