Një anije me karburant u bllokua sot në portin e Durrësit pasi gjatë kontrollit nga Dega Doganore në këtë qytet u konstatuan 16.8 tonë karburant më shumë se sasia e deklaruar në doganë.

Dogana shqiptare ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat e mëtejshme ligjore për verifikimin e rastit, raporton KosovaPress.

Për rastin u hartua procesverbali i konstatimit fizik dhe u vendos bllokimi i anijes për të vijuar me ndjekjen e procedurave të mëtejshme verifikuese ligjore.

Reklamë