Erling Haaland mund të jetë një nga emrat më të mëdhenj të merkatos së verës së vitit 2027.
Liverpooli, Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Barcelona janë katër klubet që po shfaqin interesim për sulmuesin norvegjez të Manchester Cityt.
Sipas raportimeve, klubi anglez mund të shqyrtojë mundësinë e shitjes së 26-vjeçarit për një shumë rreth 150 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2027.
E ardhmja e Haalandit mund të ndikohet edhe nga pasiguria rreth çështjes financiare të Manchester Cityt në Premierligë, pavarësisht se sulmuesi ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2034.
Mbetet të shihet nëse City do të jetë i gatshëm të heqë dorë nga golashënuesi i tij kryesor dhe cili prej gjigantëve evropianë do të bëjë lëvizjen konkrete për transferimin e tij.