Real Madridi ka vendosur një çmim minimal prej 150 milionë eurosh për Vinicius Juniorin, në kohën kur interesimi i Arsenalit për yllin brazilian është rikthyer.

Sipas gazetarit spanjoll Josep Pedrerol, gjiganti madrilen kërkon një shumë të konsiderueshme për të lejuar largimin e sulmuesit anësor, i cili vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Arsenali është sërish i lidhur me transferimin e 25-vjeçarit dhe po e shqyrton mundësinë për ta sjellë atë në Premierligë.

Reklamë

Megjithatë, çmimi prej së paku 150 milionë eurosh i vendosur nga Real Madridi e bën transferimin mjaft të vështirë, sidomos duke pasur parasysh rëndësinë e brazilianit në projektin e klubit spanjoll.

Për momentin nuk raportohet për ndonjë ofertë zyrtare, por interesimi i Arsenalit mund të sjellë zhvillime të reja në merkaton e ardhshme.