José Mourinho ka folur për vështirësitë që skuadrat e mëdha evropiane përballen pas ndeshjeve të kombëtareve.

Trajneri i Real Madridit ka theksuar se pushimi ndërkombëtar ndikon ndjeshëm në përgatitjen dhe performancën e klubeve.

“Arsenali nuk do të fitojë, City nuk do të fitojë, Chelsea nuk do të fitojë, Bayerni nuk do të fitojë”, u shpreh Mourinho, duke iu referuar vështirësive që kanë skuadrat me shumë futbollistë të angazhuar me përfaqësueset e tyre.

Reklamë

Portugezi përmendi edhe dëmtimet, lodhjen fizike, ndryshimin e rutinës dhe kohën e pamjaftueshme për përgatitje.

Sipas tij, rikthimi nga kombëtaret krijon një periudhë veçanërisht të vështirë për klubet që kanë shumë reprezentues.