Kompania globale e menaxhimit dhe konsulencës McKinsey, ka publikuar raportin e fundit, i cili tregon se kompanitë në gjysmën e industrive të mëdha në Evropë po përballen me vështirësi financiare.

Sipas raportit, përqindja e kompanive nën presion financiar arriti në 45 për qind gjatë vitit 2025. Kjo situatë vë në rrezik rreth 3.7 milionë vende pune, ndërsa të dhënat paraprake për këtë vit tregojnë se numri vazhdon të rritet.

Megjithatë, McKinsey i konsideron problemet e këtyre kompanive si të tejkalueshme përmes ndërhyrjeve dhe ristrukturimit të duhur, raporton Euronews.

Reklamë

Vendet më të prekura nga kjo situatë janë Portugalia, Holanda, Luksemburgu dhe Spanja.

Ndërkaq, Gjermania, si ekonomia më e madhe në Evropë, shënoi vitin e kaluar një rritje prej 12 për qind të numrit të kompanive që ndodhen nën presion financiar.

Këto zhvillime kanë bërë që më shumë se gjysma e zinxhirëve të vlerës në sektorin industrial të Evropës të gjenden në një pozitë të pafavorshme konkurruese, veçanërisht në raport me Kinën.