Një shpërthim me tritol është regjistruar pak pas mesnatës në fshatin Lalm i Ri, në Lezhë.
Lënda plasëse është hedhur në oborrin e një banese, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka vënë në lëvizje Policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit, si dhe për dokumentimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në hedhjen e lëndës plasëse në banesë.