Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit mbrëmjen e kësaj të marte, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një punonjës të një fast food-i.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Pas plagosjes, autori i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
I plagosur ka mbetur një 29-vjeçar, i cili është dërguar në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Plagosi me mjet prerës një 29-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet 17-vjeçari dhe vijon puna për kapjen e tij.
Sot, rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, janë konfliktuar shtetasit B. M., 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç.
Gjatë konfliktit, shtetasi 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
29-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
