Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji i ujësjellësit në fshatrat e Rekës së Keqe, Gërçinë dhe Damjan nuk rekomandohet të përdoret për pije.
Sipas njoftimit, kjo vjen si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar rritjen e nivelit të turbullirës në burimet ujore, transmeton Klankosova.tv.
“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rritjes së nivelit të turbullirës në burimet ujore, uji i ujësjellësit në këto zona nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në një njoftim të radhës”, thuhet në njoftimin e KRU Gjakova.