Një person është arrestuar në Rahovec, nën dyshimin se ka keqtrajtuar mbesën e tij të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 nëntor, rreth orës 10:50.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
Rahovec 26.11.2026-10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, dyshohet se ka keqtrajtuar mbesën e tij të mitur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.