Irani mohoi përgjegjësinë për sulmet me dronë në Kuvajt, ku mbetën të vrarë dy shtetas italianë. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghichi i quajti akuza të pabaza dhe propozoi një hetim të përbashkët me Romën dhe Kuvajtin.

Araghchi foli në telefon e me homologët e tij kuvajtianë dhe italianë, Sheikh Jarrah Jaber dhe Antonio Tajani. Më vonë shkroi në platformën “X” se incidenti në fjalë mund të lidhet edhe me një mënyrë të parapërgatitur për të nxitur luftën.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Kuvajtin dhe Italinë për të përcatkuar shkakun e incidentit”, shtoi ndër të tjera Abbas Araghichi. Kujtojmë se më parë, ministri italian Tajani kishte njoftuar se disa dronë iranianë goditën objektet ushtarake të Kuvajtit.

Reklamë

Gjithashtu u sulmua një qendër radari të mbrojtjes ajrore, ku punonin dy specialistë italianë të punësuar nga kompania e armëve Rheinmetall. Në krahun tjetër, ministri i Kuvajtit e dënoi sulmin duke e cilësuar si agresion iranian, duke i shprehur edhe ngushëllimet e tij shtetit italian.