Pesë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë” në kohë dhe lokacione të ndryshme.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimet janë kryer më 25 nëntor, rreth orës 07:20.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
VJEDHJE E RËNDË
Fushë Kosovë 25.11.2026-07:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje e rënda’, në kohë dhe vende të ndryshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.