Një burrë ka raportuar në polici se ka humbur kontaktet me vajzën e tij, e cila kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 23 nëntor në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Raporti i plotë:
Fsh. Ratkoc, Rahovec 23.11.2026-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka humbur kontaktin me vajzën e tij e cila nga Gjermania ka ardhur në Kosovë. Rasti nën hetime.