×
  • Lajme
  • Botë

    Serbia e papërgatitur, një aferë e madhe spiunazhi pritet ta “dridhë” vendin

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 16:52

    Në rrjetin social YouTube, më 17 nëntor, është postuar një video, në të cilën shihet një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) duke i dhënë ryshfet një agjenti serb, për të cilin pretendohet se është zyrtar i lartë.


    Në video shihet takimi i dy burrave në një parking, prej ku ata shkojnë drejt makinës së njërit prej tyre. I dyshuari, si oficer rus i zbulimit, ia jep një qese plastike agjentit serb, i cili e lë qesen në makinën e parkuar.

    Ndërkohë, autenticitetin e videos e ka vërtetuar edhe BIA serbe. Lajmi është konfirmuar nga televizioni serb RTS.

    Presidenti serb Aleksandar Vuqiç raçprtohet se ka udhëzuar Agjencinë e Sigurisë Ushtarake të hetojë këtë çështje të mundshme spiunazhi në të cilën spiunët rus rekrutojnë agjentë serbë, njoftoi sot kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

    “Unë fola me Presidentin, Aleksandar Vuçiq, ai i dha urdhër Agjencisë së Sigurisë Ushtarake që të hetojë rastin. Ne nuk i kemi ende të gjitha informacionet, nëse rezulton të jetë e vërtetë, atëherë do të jetë një çështje serioze dhe një problem për ne”, tha ndër të tjera Brnabiq, transmeton Reporteri.net. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!