×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli ngushëllon për vdekjen e babait të tre bashkëluftëtarëve të UÇK-së

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 19:38

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot familjen Imeri në Ashlan të Vushtrrisë për të ngushëlluar për vdekjem e ish ushtarit të UÇK-së, Kamer Imerit i cili bashkë me tre djemtë e tij ishte pjesë e luftës për liri.

    Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se trashëgimia që la pas Kamer Imeri, ka veç një emër: nder dhe krenari.

    “Sot isha për ngushëllime në familjen e Kamer Imerit nga Ashlani i Vushtrrisë. Baca Kamer, baba i dëshmorit Bislim Imeri, dje u nda nga ne. Nuk do ta harroj kurrë këtë burrë plot dinjitet e devocion atdhetar. Me tre djemtë e tij ishte pjesë e luftës çlirimtare që nga ditët e para. Trashëgimia që la pas ka veç një emër: nder dhe krenari”, ka shkruar Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!