×
  • Lajme
  • Botë

    Skandali seksual në Vatikan, urdhër arresti ndërkombëtar për arqipeshkvin

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 8:30

    Një tjetër skandal seksual në Vatikan ka goditur një nga përfaqësuesit e lartë të Kishës Katolike.


    Bëhet fjalë për arqipeshkvin Gustavo Zanchetta, i cili akuzohet për abuzime seksuale dhe për këtë arsye drejtësia argjentinase ka shpallur një urdhër arresti ndërkombëtar për të.

    Aktualist arqipeshkvin Zanchetta ndodhet në Selinë e Shenjtë. Zanchetta akuzohet për abuzim seksual të përsëritur ndaj dy seminaristëve.

    Sipas mediave, dy argjentinasit njihen mirë, pasi Zanchetta ka qenë edhe sekretar i APSA, institucionit që menaxhon financat e Vatikanit.

    Zanchetta është akuzuar gjithmonë nga qarqet konservatore katolike, duke e përdorur atë dhe për të sulmuar Papa Françeskun. Deri më tani ende nuk ka një reagim zyrtar nga Papa Françesku, apo nga vet Zanchetta./ Opinion.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!