×
  • Lajme
  • Botë

    Grushton dhe shqelmon gruan shtatzënë, sulmuesi bërtiti se myslimanët ia kishin dhunuar të ëmën

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 19:15

    Shtatzëna myslimane Rana Elasmar, 31-vjeçe, është rrahur brutalisht nga një burrë i identifikuar si Stipe Lozina, 43-vjeç, në një kafeteri në Sidnei të Australisë.


    Siç raportojnë mediat australiane, Rana që është në javën e 38-të të shtatzënisë, po shijonte darkën me mikesha kur Lozina e sulmoi brutalisht siç edhe mund të shihet nga pamjet e publikuara më poshtë që janë filmuar nga kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.

    Ai shihet i qetë duke iu afruar Ranas me të cilën duket se shkëmben disa fjalë, dhe befasisht fillon ta grushtoj dhe shqelmoj në kokë për më shumë se 14 herë. Raportohet se para se ta sulmonte ai e kishte fyer në baza fetare dhe racore.

    “Ai filloi të bërtet se si myslimanët ia kanë dhunuar të ëmën”, ka deklaruar Elasmar.

    E sipas deklaratës së bashkëshortit të saj, ajo rrallë herë del në qytet por kur mikeshat e ftuan vendosi të dalë me ato, derisa ai qëndroi në shtëpi që të kujdeset për fëmijët e tyre.

    Në anën tjetër duket se Lozina është penduar për këtë veprim, pasi ka kërkuar nga gjykatësi që ta lejoj të mbrohet në liri, por kërkesa e tij është refuzuar.

    Ai pritet sërish të shfaqet në bankën e të akuzuarve gjatë 5 dhjetorit, e deri në atë kohë do të qëndrojë prapa grilave.

    Sipas policisë australiane, Lozina se ka të kaluar kriminale, kurse shtatzëna ka pësuar lëndime trupore, megjithatë pas tretmanit është liruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!