×
  • Lajme
  • Botë

    A arsyetohet kjo? Ambasadori kapet duke vjedhur pa pikë turpi

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 10:00

    Meksika e ka thirru ambasadorin e saj në Argjentinë pasi u shfaq një video ku shihet se si ai u përpoq të vidhte një libër nga një librari në Buenos Aires.


    Ambasadori Oscar Valer Reki Besser “u urdhërua të kthehej në shtëpi”, tha Sekretari i Jashtëm Meksikan, Marselo Ebrard, raporton AP, transmeton Reporteri.net.

    Diplomati do të jetë subjekt i një hetimi të një komiteti etik.

    Nëse ambasadori konstatohet se ka vjedhur librin, ai do të pushohet nga puna, tha Ebrard, duke treguar “tolerancë zero për sjellje të pandershme”.

    Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador gjithashtu foli me këtë rast, duke thënë se incidenti ishte “për keqardhje”, por gjithashtu paralajmëroi se nuk duhet të nxirren përfundime para kohe.

    Presidenti deklaroi se Ambasadori Besser ishte një diplomat i karrierës.

    Janë ngritur shumë pikëpyetje se a mund të arsyetohet kjo?/Reporteri.net

    https://twitter.com/RodrigoGarciaMX/status/1203843604067651584

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!