Një anije e madhe mallrash është përplasur për një vinç në portin e Antwerp të hënën, duke bërë që ai të rrëzohej në portin më të madh të Belgjikës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anija e APL Mexico City u çlirua nga lidhjet e saj, duke lëvizur në ujëra dhe përfundimisht u përplas mbi një vinç rreth orës 1:45 të hënën pasdite.
Incidenti ndodhi në Portin Waasland, një pjesë e portit të Antwerpit që ndodhet në bregun e majtë të lumit Scheldt.
Containerschip tegen havenkraan in#waaslandhaven pic.twitter.com/UEGr28lz6L
— Johan Steegmans (@JSteegmans) December 9, 2019