Edhe dy gra të tjera kanë akuzuar ish-zëvendëspresidentin amerikan Xho Bajden për ngacmim seksual, duke e çuar numrin e përgjithshëm të grave që janë ankuar publikisht për kandidatin e ardhshëm Demokratik në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në katër, transmeton Reporteri.net.
Akuzat e fundit u raportuan nga The New York Times. Një nga akuzat është bërë që nga viti 2012, ndërkohë që akuza tjetër thuhet të ketë ndodhur disa vite më vonë. Në incidentin e vitit 2012, shkrimtarja D.J. Hill tha se Biden vuri dorën mbi shpatullën e saj, dhe pastaj e tërhoqi poshtë në një mënyrë që e bëri atë të ndihet në situatë shumë të sikletshme.
Në incidentin e dytë, ish-studentja e kolegjit Caitlyn Caruso tha për gazetën se Biden “e mbështeti dorën në kofshën e saj dhe e përqafoi ‘paksa shumë gjatë’ në një event në Universitetin e Nevadas në Las Vegas. Caruso, tani 22 vjeçe, tha se në atë kohë ajo ishte 19 vjeçe dhe sapo kishte rrëfyer historinë e saj të sulmeve seksuale.
Amy Lappos, 43 vjeçare, po ashtu kishte deklaruar se Biden e ka prekur atë gjatë një fushate për mbledhje fondesh për zgjedhjet në kongres.
“Nuk ishte veprim seksual, por ai më kapi për koke” i tha Lappos gazetës.
Biden ka mohuar pretendimet, ndërkohë që këto akuza vijnë pasi që shumë shpejtë pritet të dihet se cili do të jetë vendimi i Bidenit për të ardhmen e tij, a do të kandidojë për president apo jo./Reporteri.net