Dy shqiptare nga Kosova kanë humbur jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor në Gjermani.
Sipas mediave gjermane, viktimat që humbën jetën në këtë aksident janë motra, të martuara për dy vëllezër me iniciale H.Sh dhe F.Sh.
Viktimat janë me origjinë nga qyteti i Gjakovës.
Në raportim e mediave gjermane theksohet se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.
Në aksidentin tragjik u përfshin dy makina tip Mercedes dhe Opel dhe përplasja e tyre rezultoi fatale për dy motrat kosovare.
Ndërkohë raportohet në gjendje të rëndë shoferi i makinës tip “Opel”, i cili po lufton për jetën si pasojë e plagëve të marra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.