Një video e publikuar në internet ka shkaktuar bujë të madhe në opinion ukrainas, kjo për faktin se në të shfaqen ushtaret kufitare të Ukrainës në të brendshme duke vallëzuar nën tingujt e muzikës së këngëtarit jugkorean Psy – Gentleman.
Vajzat që vallëzojnë të veshura vetëm me të brendshme janë pjesë e ushtrisë kufitare. Ajo janë filmuar gjatë një ahengu të organizuar jashtë detyrës që u mbajt në territorin ku ato operojnë, në fshatin Orshanets në rajonin Cherkasy, transmeton Telegrafi.
Megjithatë disa prej tyre kishin veshur gjysmën e uniformës me të cilën i shërbejnë atdheut, por videoja u filmua disa ditë më parë dhe u publikua në internet dhe për pak minuta u shpërnda në masë të madhe.
Kjo video dhe veprimet e tyre nuk janë pritur mirë nga qytetarët, që kritikuan ashpër vajzat të cilat sipas tyre do të duhej të ishin shembull për të tjerët e jo të bëjnë gjëra të tilla në ahengje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.