Princi Philip, burri i Mbretëreshës britanike Elizabeth II, u lirua sot, në prag të Krishtlindjes, nga një spital në Londër, ku kaloi katër ditë.
Duka i Edinburgh, sipas titullit zyrtar të princit Philip, 98-vjeç, doli nga Spitali ‘Mbreti Edward VII’, raporton Reuters.
Princi Philip u pranua në spital të premten për një masë paraprake, tha Buckingham Palace.
Mbretëresha britanike dhe princi Philip janë martuar për 72 vjet.