×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka marrëveshje për Qeveri: Albin Kurti tregon pse dështuan negociatat me LDK-në

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 18:46

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka publikuar një video me anë të të cilës tregon pse u bllokua marrëveshja me LDK-në.


    Ai ka thënë se në seancën e nesërme do të shkojnë pa dakordancë me partinë e Mustafës, shkruan Reporteri.net.

    “Kisha planifikuar që sot të takojë deputetët e pakica, dhe ta mbajmë edhe mbledhjen e Jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Mirëpo, këtu u pamundësuan nga refuzimi i mbrëmshëm i ofertës sime për koalicion qeverisës duke na dërguar nesër në Kuvend të Republikës pa marrëveshje për qeverinë. Të dashur qytetarë të Kosovës, është obligim i imi moral e politik, shtetëror e kombëtar, qytetar e njërëzor, që t’ju njoftoj se në seancën inauguruese të legjislaturës së shtatë, do të shkojmë pa dakordim për qeverinë”, ka thënë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!