×
  • Lajme
  • Botë

    Lansohet raketa nga Gaza për në jug të Izraelit, truprojat e dërgojnë Netanyahun në një strehimore

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 10:55

    Një raketë e lansuar nga Gaza në drejtim të pjesës jugore të qytetit izraelit Ashkelon gjatë një vizite të kryeministrit Benjamin Netanyahu, ka detyruar pjesëtarët e sigurimit që për pak kohë ta dërgojnë në strehimore, raportojnë mediat izraelite.


    Ushtria izraelite ka konfirmuar lansimin e raketës mbi Ashkelon, që është 12 kilometra larg enklavës palestineze, por ishte sistemi mbrojtës kundër-raketor që e shpërtheu atë në ajër.

    Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Gazë që kontrollohet nga njerëzit e Hamasit. Në anën tjetër televizionet izraelite kanë transmetuar momentin, kur Netanyahu që mbante fushatën largohet nga skena pas alarmit për lansimin e raketës.

    Siç raportohet ai është dërguar në një strehimore pasi janë dëgjuar sirenat për sulm ajror, por më pas ai i është kthyer fushatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!