×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjedi për Krishtlindje, një person qëllohet me 5 plumba në derën e shtëpisë

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 15:41

    Mbrëmja e Krishtlindjes është kthyer në tragjedi në Londër ku një person u qëllua me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij.


    Autori trokiti në derën e një shtëpie private dhe sa u hap, ai qëlloi pesë herë mbi viktimën e ku më pas u largua.

    Banorët e residencës pasi dëgjuan të shtënat lajmëruan policinë dhe ambulancën ndërkohë që njëri prej tyre shkoi për t’i dhënë ndihmën e parë.

    Nga hetimet paraprake të policisë nuk është mësuar ende motivi i ngjarjes ndërsa vazhdojnë kërkimet për autorin.

    Kjo ngjarje e ka çuar numrin e viktimave në 146 në kryeqytetin britanik brenda një viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!