×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: S’kam luftë me Lutën e as me LDK-në

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 21:25

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ditë më parë thumboi jo pak Vjosa Osmanin duke thënë se të rinjtë janë vlera të partisë por jo sa për ta drejtuar, gjithnjë duke pasur për bazë raportimet se Osmani do jetë kandidate për kryetare të partisë.


    Deputetja Osmani i është kundërpërgjigjur Hazirit duke i thënë se luftën politike nuk e ka me të e as me LDK-në por as me partitë tjera.

    “Unë luftën nuk e kam me LDK-në as me Lutën. Asnjëherë se kam pas. Lufta ime politike është me parti tjera. S’jam në luftë me të as kënd tjetër në LDK dhe këtë e di secili ativist i LDK-së. Pse ai e ka zgjedh këtë rrugë, më shumë është t’i bëjë pyetje atij. Është strategji, nuk mund të luftoj dikush me platformën Anti-Vjosë, për më tepër nuk fiton LDK. Për mua kjo s’është veç garë për kryetar të LDK por për kryeministër të vendit. Nuk duhet assesi me individualizu garën, duhet të jetë garë konceptesh”, ka deklaruar Osmani për T7, shkruan Reporteri.net.

    Vjosa Osmani: Bllokimi i kandidaturës sime për kryetare të LDK-së është përjashtim nga partia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!