×
  • Extra
  • Extra

    Adnani nga Vushtrria që tha se i pi 70 çaja në ditë sfidohet nga një llapjan, kjo është përgjigjja e tij

    Reporteri
    01 Janar 2020 | 17:58

    Për me pi 70 çaja të zi apo siç njihet në popull “çaj të rusit”, duhesh me qenë nga Vushtrria ose Llapi.


    Për festat e fundvitit, është përgatitur kjo storie me personazhe të cilët bënë bujë përgjatë viteve në vendin tonë.

    Njëri prej këtyre padyshim që është Adnan Ademi nga Vushtrria, i cili para tri viteve pati deklaruar se pi mbi 70 çaja në ditë.

    Në dhjetor të 2019-s, Komuna e Vushtrrisë për herë të dytë organizoi festivalin “Çaj Fest”, të pranishëm ishim edhe ne si ekipë. Bëmë përpjekje për t’a gjetur Adanin dhe për të parë a ka shtuar dozën e çajave që pi.

    Në festivalin e çajit takuam një qytetar tjetër – i cili publikisht sfidoi Adanin – madje i bëri ftesë për një garë.

    E vetëm një ditë pas festivalit takuam edhe Adnanin, ai na priti në shtëpinë e tij.

    A e pranoi Adanin sfidën e Sabiut Kaçiut nga Llapi dhe cili është mesazhi i tij për atë?

    Si i priti reagimet e njerëzëve në ditët e para që u bë i famshëm?

    Sa çaja në ditë po i pi tani?

    Çka thotë për ata që pinë çajin me limon e çka thotë për gotat me pika të kuqe?

    Cili është synimi i tij?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!