Ledri Vula është një nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri. Çdo këngë që ai nxjerr në treg pëlqehet dhe klikohen nga të gjithë.
Gjithashtu ai është dhe një nga personazhet publike që numëron mbi 1 milion ndjekës në Instagram.
Së fundmi reperi ka marrë një vendim që habiti të gjithë. Ai ka fshirë të gjitha fotot dhe videot që ka postuar gjatë jetës dhe karrierës së tij.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi, por me siguri që Ledri e ka diçka në mendje.
