Një përleshje fizike ndërmjet Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, dhe Andi Pajazitit ka ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë.

Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).

Sipas SHKK-së, incidenti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, ndërsa pas përleshjes të dy të dënuarit janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut.

Reklamë

“Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmon se më 07.11.2026, në Burgun e Sigurisë së Lartë, ka ndodhur një incident në mes të dy të dënuarve. Pas incidentit, të dy të dënuarit janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut, në përputhje me procedurat standarde që zbatohen në raste të tilla. Ndaj të dënuarve janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së për Insajderin.

Dibran Hoxha është dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e ndodhur në vitin 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Ndërkaq, Andi Pajaziti është dënuar me dy vjet burgim për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, në kuadër të rastit të njohur si “Bon Vivant”.