Naomi Campbell dhe Claudia Schiffer kanë lindur në 1970 dhe të dyja do të festojnë 50 vjetorin në 2020. Të dyja kanë bërë histori në pasarelat e modës të viteve 90-të.
‘Venera e zezë’(që ka lindur në 22 maj) është mbretëresha e elegancës ndërkombëtare, ikona e të gjithë stilistëve të mëdhenj. Ajo është renditur nga “People” mes 50 femrave më të bukura në botë.
Modelja bionde Claudia Schiffer (e lindur në 25 gusht) ka koleksionuar suksese planetare.
50 vjeç në 2020 (në 29 prill) bën edhe Uma Thurman, artistja simbol e Quentin Tarantino dhe Melania Trump që kushedi çfarë feste do të organizojë në Shtëpinë e Bardhë në 26 prill. Ja një galeri me femra të famshme që këtë vit do festojnë 50 vjetorin e ditëlindjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.