Javën e fundit të vitit që lamë pas u publikua një video ku shiheshin Jonida Maliqi dhe Flori Mumajesi në disa momente intime, gjë e cila u komentua shumë dhe ngriti spekulimet që dyshja ishin në një lidhje.
Madje u tha që video e publikuar kishte ndikuar që Jonida dhe i dashuri i saj, Romeo Veshaj i dhanë fund romancës, shkruan Indeksonline.
Por, duket se Jonida ka lënë prapa të gjithë këtë histori dhe po shijon kohë e lirë dhe borën e parë të vitit.
“Mëngjesi i parë me bore për 2020-n”, ka shkruar këngëtarja sipër imazhit.
Ndryshe, Jonida përmbylli vitin 2019 me shumë suksese profesionale, e që kulminacioni ishte pjesëmarrja në “Evrovizion”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.