×
  • Lajme
  • Botë

    Pas pak, Presidenti Trump pritet ti drejtohet Kombit

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 2:33

    Presidenti Donald Trump ka mbledhur në Shtëpi të Bardhë këshilltarët më të lartë të tij, të cilët janë duke bërë përgatitjet e fundit në këto orë që ai ti adresohet kombit pasi Irani goditi me raketa forcat e SHBA-ve në Irak sonte.


    Ende nuk dihet koha e saktë kur ai do ti adresohet –mund të shtyhet, pasi që ende janë duke u mbledhur informacionet-por dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë CNN-it se ai është duke e përgatitur planin për fjalimin që ai do ta mbaj në Zyrën Ovale sonte.

    Ndryshe, Irani ka kërcënuar të sulmojë brenda Amerikës, nëse SHBA i kundërpërgjigjet sulmeve të raketave, tre sosh sa u kryen brenda një ore.

    Përmes rrjetit ‘Telegram’, e ashtuquajtura ‘Garda Revolucionare Iraniane – IRGC’ thotë se “Pentagoni njofton se SHBA do t’i përgjigjet sulmeve të Iranit”, përcjell në shqip Reporteri.net.

    E ashtuquajtura, Garda Revolucionare e Iranit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!