Pesë persona përfshirë një nënë dhe bija e saj pesëvjeçare u zien për së gjalli, kur gypi me ujë të nxehtë shpërtheu brenda një hoteli në Rusi ku ato po qëndronin.
Natalia Shats, 43-vjeçe nga Solikamsk po qëndronte në hotel së bashku me të bijën Ekaterina Shats, kur mbetën të ngujuara kur shpërtheu gypi i ujit të nxehtë, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e shpërthimit të gypit kanë pësuar lëndime trupore nga uji i nxehtë edhe tre persona tjerë. Uji kishte mbushur katin e parë dhe pushuesit që ishin në atë mbetën të ngujuar.
E përveç Natalias dhe Ekaterinas, në mesin e viktimave të identifikuar janë edhe Vadim Zhenikhov, 23-vjeç dhe Ekaterina Anikia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.