Autoritetet malazeze nuk e kanë lejuar sot një delegacion ushtarak serb, të udhëhequr nga Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, të hyjë në Mal të Zi me uniforma serbe, transmeton Reporteri.net.
Mediat e Boegradit raportojnë se autoritetet malazeze fillimisht lëshuan leje për delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të hënën pasdite, duke nënkuptuar që ata mund të shkonin me uniforma.
Sidoqoftë, gjatë mbrëmjes, ata e thirrën ambasadorin serb në Podgoricë, për një takim urgjent, duke e informuar atë se leja për uniforma nuk ishte më e vlefshme.
Kujtojmë se tensionet mes dyja vendeve u përshkallëzuan më tej me miratimin në fund të dhjetorit të një ligji për lirinë e fesë.
Tema shtrihet përtej sferës fetare dhe prek çështjen e identitetit kombëtar të Malit të Zi dhe marrëdhëniet e tij të ndërlikuara me Serbinë, me të cilën ka qenë i bashkuar për gati 90 vjet. /Reporteri.net