Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në Evropë si pasojë e stuhisë së fuqishme Ciara.
Kjo stuhi po lëvizë kah lindja, duke pamundësuar transportin dhe duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike, shkruan BBC – transmeton Reporteri.net.
Erërat e forta në Poloni, kanë hequr çatinë e një dyqani me mjete skijimi, me ç’rast kanë vdekur një grua me dy vajzat e saj. Babai i tyre është nën përkujdesje mjekësore.
Një burrë vdiq pasi që varka e tij u përball me reshje në Suedi, ndërsa personi tjetër që ishte me të është akoma i zhdukur.
Dy persona kanë humbur jetën në makinat e tyre, njëri në Gjermani dhe tjetri në Slloveni.
Ndërsa një 58 vjeçar britanik ka gjetur vdekjen si pasojë e rënies së një peme në makinën e tij.
Meteorologët evropianë theksojnë se stuhitë janë të zakonshme në dimër, por kjo e fundit është pak më e ashpër për shkak të erës së fortë që shkon deri në 130 kilometra në orë./Reporteri/