Gjykata e Hagës ka mohuar informacionet mbi vdekjen e Ratko Mlladiqit, të cilat u shpërndanë në të gjitha mediat në rajon.
Zëdhënësja e Gjykatës së Hagës, Helen Elgston ka mohuar lajmin për N1 duke thënë se të gjitha këto janë informacione të pavërteta, transmeton Reporteri.
E pyetur për gjendjen shëndetësore të Mlladiq, ajo ka thënë se nuk japin komente mbi këtë çështje.
Kujtomë se ky informacion u dha përmes rrjetit social Twitter nga Ministrja e Jashtme e Bosnjës, Bisera Turkoviq, në emër të së cilës ishte hapur një profil i rremë transmeton Reporteri.net.
Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, e shpalli fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshëm ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, nën akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Ratko Mladiçi u akuzua për vrasjen e mbi 8 mijë djemve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara. /Reporteri.net